Prezantohet ndikimi që ka patur pandemia mbi shëndetin mendor të popullatës

Kosova

Prezantohet ndikimi që ka patur pandemia mbi shëndetin mendor të popullatës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 06:51
Ilustrim

Asociacioni i Psikologëve të Kosovës (APKO) dhe Terre des hommes - Kosovo(TDH) Child Protection Hub është duke realizuar konferencën për perspektivën psikologjike dhe sociale mbi shëndetin mendor gjatë Pandemisë COVID-19, që do të mbahet në Prishtinë.

Në konferencë, studius të ndryshëm do të prezantojnë studimet e tyre që pasqyrojnë ndikimin që ka patur pandemia Covid19 mbi shëndetin mendor të popullatës në Kosovë.

Organizata ndërkombëtare kanë paralajmëruar se ndikimi i COVID-19-ës te shëndeti mendor dhe mirëqenia e fëmijëve dhe e të rinjve mund të vijojë për shumë vite.

 Sipas zbulimeve të hershme nga një anketë ndërkombëtare për fëmijët dhe të rriturit e zhvilluar nga UNICEF-i dhe Gallup-i në 21 vende - e përmendur në raportin ‘Gjendja e Fëmijëve në Botë 2021’ - mesatarisht, 1 në 5 të rinj të anketuar të moshës 15-24 vjeç shpreheshin se shpesh ndiheshin të dëshpëruar ose kishin pak interes për të bërë gjëra.

Teksa COVID-19-a hyn në vitin e tij të tretë, ndikimi mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve vazhdon të jetë një barrë e rëndë.

Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion të UNICEF-it, të paktën 1 në 7 fëmijë në nivel global është prekur drejtpërdrejt nga izolimi, ndërsa mbi 1.6 miliardë fëmijë kanë vuajtur nga mungesa e arsimit.

Prishja e rutinës, arsimit, argëtimit, si dhe shqetësimi për të ardhurat dhe shëndetin e familjes ka bërë që shumë të rinj të ndihen të frikësuar, të zemëruar dhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat