Peci: Në vitin e ardhshëm buxheti në bujqësi do të rritet për 11 milionë euro

Kosova

Peci: Në vitin e ardhshëm buxheti në bujqësi do të rritet për 11 milionë euro

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 12:18
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, po mban tryezë bisedimi me Lëvizjen Fol.

Ministri tregoi për gjendjen në të cilën e ka gjetur ministrinë që drejton, duke thënë se me ardhjen e tij, të gjithë sektorët e bujqësisë kanë avancuar.

“Kemi draftin e parë për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillim rural përe vitet 2021-2027”, tha Peci.

“Këtë vit përkrahja për fermerë është 53 milionë euro nga buxheti, duke përfshirë dëmet në bujqësi”.

”Në vitin e ardhshëm buxheti do të rritet nga 60 milionë që është tani, në 71 milionë euro”, tha ministri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat