Ministria e Bujqësisë thërret bujqit: Është momenti më i volitshëm i mbjelljes së grurit

Kosova

Ministria e Bujqësisë thërret bujqit: Është momenti më i volitshëm i mbjelljes së grurit

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Shërbimi Këshillimor Bujqësor Rural i Kosovës u ka bërë thirrje fermerëve që ta bëjnë mbjelljen e grurit.

Në thirrje theksohet se ky është momenti më i volitshëm për ta bërë këtë.

“Me këtë rast ju rekomandojmë që të përcillen kushtet atmosferike dhe të gjeni momentin më të volitshëm për mbjellje varësisht nga vendi ku jetoni dhe lloji i tokës”, thuhet më tej.

Ju sugjerojmë që të kryeni punimin themelor të tokës, pra përgatitjen për mbjellje të tokës me grurë.

Po ashtu, apelojmë të keni kujdes në përzgjedhjen e farës dhe plehut cilësor, dhe për çdo këshillë të nevojshme të bashkëpunoni me ekspertët komunalë dhe me ekspertë të shitjeve të imputeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat