Aktakuzë ndaj komandantit të Nënstacionit Policor, ja për çka dyshohet

Kosova

Aktakuzë ndaj komandantit të Nënstacionit Policor, ja për çka dyshohet

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për falsifikim të dokumentit zyrtar ndaj komandantit të Nënstacionit Policor në Zhur.

I njëjti, sipas aktakuzës, dyshohet se si person zyrtar ka ndërhyrë në fletëparaqitjen për kundërvajtje të lëshuar nga dy zyrtarë policorë ndaj një qytetare sipas së cilës fletëparaqitje ajo kishte bërë kundërvajtje dhe të njëjtës i ishte shqiptuar gjoba në shumë prej 200 euro, i ishte marrë patentë shoferi për tre muaj dhe i ishte shqiptuar një pikë negative.

Z.S dyshohet se në këtë fletëparaqitje ka shënuar të dhëna të rreme ku tek pjesa e gjobës ia bën gjobën 50 euro, anulon masën mbrojtëse për marrjen e patentë-shoferit dhe pikën negative duke fshirë me laps kimik.

I njëjti ka vënë nënshkrimin e tij tek “nënshkrimi i mbikëqyrësit” dhe ka shënuar numrin e ID-së së tij me të cilin nënshkrim, sipas prokurorisë, ka vërtetuar këtë dokument zyrtar që përmban të dhëna të rreme.

Media ka kontaktuar edhe me komandantin e këtij nënstacioni policor dhe i njëjti ka thënë se gjendet jashtë vendit dhe se nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar nga prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat