Totaj takohet me banorët e Reçanit: Ndryshimi vjen më 14 nëntor

Kosova

Totaj takohet me banorët e Reçanit: Ndryshimi vjen më 14 nëntor

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 13:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, është takuar me banorët e Reçanit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me banorët e Reçanit biseduan për nevojën e angazhimit të përbashkët për t’i sjell ndryshimin e vërtetë Prizrenit më 14 nëntor.

Në Reçanin e bukur u takova me shumë qytetarë për t’i falënderuar për përkrahjen e madhe për vizionin tonë për Prizrenin në raundin e parë.

Biseduam për nevojën e angazhimit të përbashkët për t’i sjell ndryshimin e vërtetë më 14 nëntor. Si kryetar i ardhshëm, do të punoj pa ndalur për të ndërtuar Prizrenin e të gjithëve, pa dallim etnike. Bashkë për Prizrenin”, ka shkruar Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat