Kjo është komuna ku janë raportuar më së shumti raste të dhunës në familje

Kosova

Kjo është komuna ku janë raportuar më së shumti raste të dhunës në familje

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Inspektorati Policorë i Kosovës ka publikuar një raport lidhur me punën e Policisë së Kosovës  ndaj rasteve të raportuara si dhunë në familje.

Në këtë raport thuhet se komuna ku ka raste më të shumta në nivel të përgjithshëm është ajo e Prishtinës ndërsa komuna ku është krahasuar me numër të banorëve del të jetë ajo e Mitrovicës së Veriut.

Dhuna në familje klasifikohet si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Lidhur me trajtimin e viktimave të dhunës ne familje  merret  një varg institucionesh dhe kontributi  i tyre konsiderohet i rëndësishëm.

Edhe Policia është një nga akteret me një rol parandalues dhe hetimor në rastet e dhunës në familje.

Trendët mbi numrin e rasteve të dhunës në familje tregojnë ngritje të numrit të rasteve nga viti në vit. Sipas statistikave të vitit 2020, ngarkesën me të madhe me raste e ka DRP Prishtine me 32.6% të numrit të përgjithshëm të rasteve, derisa  numër  më të madh  të rasteve  për 1.000  banore ka DRP Mitrovice Veriu me 1.71 raste ne 1.000 banore.

Grup mosha me e goditur e viktimave të dhunës mbetet ajo 20 – 30 vjet me 25.7% te numrit te përgjithshëm të viktimave.

Viktimat meshkuj-femra  të dhunës në familje  përfaqësohen me raportin 22% :  78%  në  nivel  të  vendit.  Kurse, ” bashkeshortet” ne marrëdhënie familjare përfaqesojnë pjesën më të madhe të viktimave me 44.6%.

Krahasuar me tre vite të mëparshme, viti 2020 ka regjistruar numrin me te madh të vrasjeve të rënda të ndodhura në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat