Krasniqi: Fitorja e Totajt – pikënisje për ndryshime rrënjësore pozitive në Prizren

Kosova

Krasniqi: Fitorja e Totajt – pikënisje për ndryshime rrënjësore pozitive në Prizren

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 00:24
Memli Krasniqi

Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar të enjten në Prizren, ku ka takuar strukturat dhe mbështetësit e kësaj partie në nëndegët Arbanë dhe Jeta e Re.

Në një postim në facebook, Kransiqi thotë se këta përkrahës të PDK-së dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit pa dallim janë mobilizuar për ta mbështetur Shaqir Totajn në garën e balotazhit.

“Qytetarët e Prizrenit janë bërë bashkë për ta mbështetur Shaqir Totajn, për t’i dhënë fund qeverisjes degraduese 4 vjeçare në Prizren, e për ta jetësuar vizionin e programin tonë për qeverisje gjithëpërfshirëse, zhvillimore, të hapur dhe transformuese.

14 nëntori do të jetë datë historike për Prizrenin, datë që do të shënojë pikënisjen e ndryshimeve rrënjësore pozitive, në këtë komunë emblematike”, thekson Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat