​Hasani për Gjykatën Speciale: E padrejtë dhe në shërbim të interesit politik të Serbisë

Kosova

​Hasani për Gjykatën Speciale: E padrejtë dhe në shërbim të interesit politik të Serbisë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:07
Thaçi dhe të tjerët

Sot janë bërë një vit nga shkuarja e ish-krerëve në UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

E ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, e ka vlerësuar si të padrejtë qëndrimin e tyre në Hagë, duke thënë se atje po qëndrojnë në paraburgim me akuza politike nga fabrikimet të gjykatave serbe.

Hasani që është edhe ish i burgosur politik në kohën e ish-Jugosllavisë, përmes një statusi në Facebook ka thënë se kjo gjykatë e Hagës është një gjykatë e padrejtë dhe politike e krijuar me presion politikë, ndërsa dhomat e specializuara të prokurorisë speciale janë instrument politikë në shërbim të interesit politikë të Serbisë.

Megjithatë, Hasani beson në drejtësinë ndërkombëtare, duke thënë kjo drejtësi do të jetë fitore e luftës sonë çlirimtare mbi Serbinë kriminale dhe bashkëpunëtorët e saj kudo që janë.

Ky është statusi i tij i plotë:

Padrejtësisht,

Padrejtësisht po qëndrojnë, dhe u bënë një vit në burgje të Hagës, të drejtuesve politik e ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Liria ka marrë emër me luftën tonë të drejtë çlirimtare në mbrojtje të qenies sonë kombëtare.

Liria jonë ka rrënjë në gjakun e dëshmorëve të brezave luftëtarë në luftën shekullore kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës, për lirinë tonë.

Ata drejtuesit e UÇK-së, sot janë në Hagë atje po qëndrojnë në paraburgim me akuza politike nga fabrikimet të gjykatave serbe etj.

Krimet Serbe tashmë i njeh e gjithë bota dhe do të dëshmohen dhe njëherë në këtë gjykatë nga drejtuesit politikë e ushtarak të UÇĶ-së.

Kjo gjykatë e Hagës është një gjykatë e padrejtë dhe politike e krijuar me presion politikë. Ndërsa dhomat e specializuara të prokurorisë speciale janë instrument politikë në shërbim të interesit politikë të Serbisë.

Por ne besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe kjo drejtësi do të jetë fitore e luftës sonë çlirimtare mbi Serbin kriminale dhe bashkëpunëtorët e saj kudo që janë.

Të dashur bashkëluftëtar Hashim, Kadri, Rexhë, Jakup e ju që jeni aty në Hagë, jeni çlirimtar, ju presim fitimtar!

Liria jonë ka marrë emrin UÇK!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 

Lavdi dëshmorëvë të kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat