Mot për këtë javë

Kosova

Mot për këtë javë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Në Kosovë këtë javë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët.

“Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”.

“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat