Podujeva pa raste të reja dhe pa asnjë rast aktiv me koronavirus

Kosova

Podujeva pa raste të reja dhe pa asnjë rast aktiv me koronavirus

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 20:01
Foto

Për gati një muaj, në Komunën e Podujevës nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Si rezultat i kësaj, në Podujevë nuk është as edhen një rast aktiv me COVID-19. Të gjithë pacientët e fundit të prekur me këtë virus janë shëruar, duke bërë kështu që Podujeva të jetë njëra ndër komunat e pakta në Kosovë raste aktive me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Podujevë janë regjistruar 74 raste të vdekjeve me COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 7.163 pacientë.

Ndërkohë, në Qendrën  e Vaksinimit në Podujevë janë administruar deri më tani rreth 75 mijë vaksina anti-covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat