Fushë-Kosovë: Komuna bën apel të mos konsumohet uji në fshatin Henc

Kosova

Fushë-Kosovë: Komuna bën apel të mos konsumohet uji në fshatin Henc

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Ujit të pusetave në fshatin Henc të Fushë Kosovës është duke iu bërë analiza kimiko-bakterologjike.

Prandaj Komuna apelon te qytetarët të mos e përdorin për pije.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Drejtoria e Inspekcionit, ka kërkuar nga qytetarët të presin deri në shpalljen e rezultateve nga IKSHPK që po kryen analizën.

Rekomandojmë qytetarëve të këtij fshati që ta përcjellin web-faqen e komunës së Fushë Kosovës pasi që sapo të dalin rezultatet nga IKSHPK, inspektorati sanitar i komunës do të ju njoftojë.” shkruante në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat