A do të lidhë koalicion me ndonjë parti para raundit të dytë në Podujevë? Flet Hyseni

Kosova

A do të lidhë koalicion me ndonjë parti para raundit të dytë në Podujevë? Flet Hyseni

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 23:51
Ekrem Hyseni

Kandidati i LDK-së për komunën e Podujevës, Ekrem Hyseni, ka thënë se nuk do të ketë koalicion me asnjë parti në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Podujevë.

Hyseni ka thënë se do të ketë koalicion me qytetarin dhe ka shtuar se ka marrë përkrahje nga të gjitha anët gjatë fushatës.

“Nuk kemi marrëveshje me asnjë parti. Koalicion e kemi lidhur me qytetarin dhe ashtu do të  vazhdojë. Kemi gjetë përkrahje nga qytetarë të të gjitha partive dhe njerëz të cilët nuk janë fare politikë. Edhe në qeverisje do të mundohemi që pjesën e ngjyrimeve politike t’i lëmë anash dhe të qeverisim në bazë të programit për qytetarin”, thotë ai.

Hyseni është në balotazh me kandidatin e VV-së, Shpejtim Bulliqi. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 14 nëntor.

Në raundin e parë fitoi Hyseni me 44.30% të votave kundrejt 44% të Bulliqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat