Ademi, Halitit: Po hetoheni nga gjykatat, nuk keni bërë asnjë punë të hajrit

Kosova

Ademi, Halitit: Po hetoheni nga gjykatat, nuk keni bërë asnjë punë të hajrit

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 19:11
Arsim Ademi

Kandidati për kryetar të Vitisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi, ka thënë se Sokol Haliti, kundërkandidati nga LDK bën fushatë të orkestruar. Sipas tij Haliti po bën presion ndaj qytetarëve dhe po jep deklarime jo të vërteta.

“Fushatë të orkestruar ka bërë pikërisht kandidati, dhe jo veç tash ka bërë në vazhdimësi. Ka dalë me 100 akuza e shpifje për ne, ka thënë që do të mbyllim pesë shkolla nëse zotri Ademi vjen kryetar komune, ka thënë që do të largohen ata punëtorë që punojnë përmes Caritas, dhe ka thënë që do të largohen ata që punojnë me kontratë mbi vepër. Ne e kemi kritiku qasjen e tij për të gjitha këto.” u shpreh Ademi.

Tutje kandidati për të parin e Vitisë deklaron se punëtorët me kontratë mbi vepër detyrohen nga Haliti të shkruajnë mesazhe në postimet e tij duke i kundërshtuar e sharë.

“Nuk keni ba asnjë punë të hajrit, ato punë që i keni ba për ato punë po hetoheni nga gjykatat, janë zyrtarët e tu të akuzuar.”

“Programi ynë parasheh që të bëhen punime investime sidomos në pjesën e infrastrukturës të brendshme të shkollave, kabinete, salla leximi. Do të ë ketë një plan zhvillimorë të arsimit që deri më tani nuk e ka pas Vitia, tash e 22 vite pas luftës, e cila është bazë për planin zhvillimorë të secilës shkollë në veçanti. Për fëmijët parashohim të kemi katër çerdhe në Viti, çerdhe të reja përpos atyre që janë në mënyrë që fëmijët të marrin edukimin e hershëm edhe nanat që të ju mundësohet me e vazhdu punën me i vazhdu studimet, nanat e reja që janë me studime., Për nënat vetushqyese parashihet që dërgimi i fëmijëve në çerdhe të jetë pa pagesë.”

Tutje ai tregon se synojnë të ndërtojnë një qendër multifunksionale për sport e kulturë në Pozhoran dhe përfundimin e pallatit të sportit në Drobesh, si dhe stadiumit “Vllaznia” në Pozhoran.

Ademi bëri të ditur se kanë bërë koalicion me AAK-në dhe se kanë mbështetje nga strukturat nëpër pika dhe anëtarësia e gjerë e PDK-së, por që nuk kanë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat