Vushtrri, vëzhguesi për të cilin u ankua PDK, largohet nga vendvotimi

Kosova

Vushtrri, vëzhguesi për të cilin u ankua PDK, largohet nga vendvotimi

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Dega e PDK-së në Vushtrri është ankuar se një vëzhgues është angazhuar kundërligjshëm nga LDK.

Ardian Jashari, drejtori i shkollës në Stroc të kësaj komune, ka thënë se ky person pasi që ka biseduar me të është larguar nga qendra e votimit.

Ka ardhur në shkollë me dokument identifikues, është pranuar nga kryesuesi i vendvotimit, pastaj ka pasë ankesa lidhur me këtë rast”.

Kemi kontaktuar Komisionin Komunal Zgjedhor dhe jemi konsultuar që i njëjti të largohet dhe është larguar pa asnjë problem”, është shprehur Jashari, duke thënë se kaq di për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat