Bulliqi për Ajetin: Dha gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë

Kosova

Bulliqi për Ajetin: Dha gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:53
Bajram Ajeti dhe Shpejtim Bulliqi

Sot, ka ka dhënë dorëheqje kryetari i degës së Vetëvendosjes në Podujevë, Bajram Ajeti.

Pas kësaj, kryetari Shpejtim Bulliqi ka lavdëruar për punën e Ajetit që ka bërë gjithë këto vite në Lëvizje.

“Unë sot shpreh falenderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Sot kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Qendrës.

Me Bajramin në krye të Qendrës sonë për disa vite, ne si subjekt politik kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor.

Unë sot shpreh falenderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë.

Sot pasi u lirua nga kjo detyrë, ai duhet të ndjehet krenar dhe shumë i lumtur për pozicionin që e ka lënë organizatën tonë si fituese dhe udhëheqëse në të dy nivelet. Bajramit, i uroj shëndet të mirë e këshillat e tij do të jenë udhërrëfyes për rrugën që duhet ta bëjmë përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat