Vrasja e 8-vjeçarit, ndizen qirinj para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë

Kosova

Vrasja e 8-vjeçarit, ndizen qirinj para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 22:55
Ndizen qirinj para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë

Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentët e Lëvizjes Studentore Studim Kritikë Veprim ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Vllasiu nga fqinji i tij 38 vjeçar.

“Mateo Vllasiu doli për xhiro me biçikletë dhe nuk u kthye më kurrë. Sot nuk ishte ditë e zakontë mësimi sepse banka ku ulej vogëlushi 8 vjeçar ishte bosh.

Përveçse një krim makabër, ngjarje e tmerrshme dhe vrasje tronditëse, kjo është një këmbanë për tërë shoqërinë”, vlerësoi kjo Lëvizje.

Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim iu bashkua thirrjes "Drejtësi për Mateon".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat