​Javë me mot të ndryshueshëm

Kosova

​Javë me mot të ndryshueshëm

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Java e katërt e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.

Të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.

Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë celsius.

Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat