Një pjesë e Mitrovicës do të mbetet katër orë pa ujë sot

Kosova

Një pjesë e Mitrovicës do të mbetet katër orë pa ujë sot

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të zhvillohen punime në rrugën “Mbretëresha Teuta”, me ç’rast do të bëhet kyçja në grupin e ri furnizues.

Për shkak të këtyre punimeve, një pjesë e qytetit do të mbetet pa furnizim nga ora 10:00 kur do të fillojnë punimet, deri në orën 14:00.

“Gjatë kësaj kohe do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë të pijes.

Ku pa ujë do të mbetet pjesa e rrugës nga mishtorja ‘Demi’ gjer tek objekti ‘Kulla’ dhe pjesa mbrapa gjer te shkolla ‘Abdullah Shabani”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat