ShSKUK: Më shumë pacientë me post-covid të shtrirë në spitale se me COVID-19

Kosova

ShSKUK: Më shumë pacientë me post-covid të shtrirë në spitale se me COVID-19

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga raportimet e datës 25 nëntor 2021 nga klinika Covid dhe spitalet e përgjithshme, në ShSKUK janë të shtrirë 48 pacientë, 15 janë me Covid-19 pozitivë dhe 33 janë post-covid.

Në njoftim thuhet se me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 8 pacientë post-covid-19

Spital i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat