​Shoqata e të Burgosurve Politik, bëjnë homazhe te varri i Adem Demaçit

Kosova

​Shoqata e të Burgosurve Politik, bëjnë homazhe te varri i Adem Demaçit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Në 25-vjetorin e themelimit, Shoqata e të Burgosurve Politik kanë bërë homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, ka thënë se Adem Demaçi i cili ishte njëri ndër themeluesit e kësaj shoqate do të mbetet nder i të gjitha brezave.

Hyseni:. Adem Demaçi ka qenë kryetar nderi i shoqatës

“Për ne si shoqatë e të burgosurve politik është edhe një arsyeje për te qenë këtu sot se është përvjetori i 25-të i themelimit të shoqatës së burgosurve politik. Adem Demaçi ka qenë kryetar nderi i shoqatës, për ne gjithmonë do të mbetet nder i kombit, nderi i brezave”, ka thënë Hyseni.

Në këtë 25-vjetor, shoqata hapi edhe ekspozitën përmes të cilës paraqitën veprimtarinë e tyre përgjatë këtyre viteve. Ata ndanë edhe mirënjohje për bashkëpunesit e tyre.

Gjatë ditës Shoqata e të Burgosurve Politik, do bëjë vizitë edhe në burgun e Dubravës ku janë masakruar qindra shqiptarë të burgosur politik dhe në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat