​Edhe 5 familje nga Skenderaj do të festojnë 28 Nëntorin me shtëpi të re

Kosova

​Edhe 5 familje nga Skenderaj do të festojnë 28 Nëntorin me shtëpi të re

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:27
Foto nga takimi

Pesë familjeve në nevojë sot iu janë dorëzuar çelësat e shtëpive në komunën e Skenderajt.

Kështu ka shkruar në Facebook, kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.

“Bashkë me mikun tim, hoxhën e nderuar, kryetarin e shoqatës "Jetimat e Ballkanit", sot në shënim të festës së madhe dorëzuam çelësat e shtëpive për 5 familje në nevojë të komunës sonë.

Jam shumë i lumtur që bashkë me hoxhën Halil dhe donatorë tjerë brenda mandatit tim qeverisës kemi arritur t'i bëjmë me shtëpi apo banesa mbi 90 familje në nevojë. Për këtë falënderoj zotin që na mundësoj t'i ndihmojmë këtyre familjeve, hoxhën e dashur Halil Kastrati, donatorët e kësaj shoqate dhe donatorë tjerë që ndihmuan familjet në nevojë. Bashkë për humanizëm si vlerë identifikuese e kombit tonë. Urime 28 Nëntori”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat