Inspektorët sanitarë do të shqiptojnë gjoba me pajisje elektronike

Kosova

Inspektorët sanitarë do të shqiptojnë gjoba me pajisje elektronike

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 07:19
Këta tabletë aktualisht po programohen në mënyrë që të jenë gati për inspektorët.

Në tavolinën e Inspektoratit Sanitar kanë arritur një numër i madh i pajisjeve elektronike. Këta tabletë aktualisht po programohen në mënyrë që të jenë gati për inspektorët.

Tash e tutje ata do të kryejnë inspektime në një platformë që pritet të krijohet së shpejti.

Lamir Thaçi, zëdhënësi në Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se projekti është në fazën e parë, dhe se këta tabletë u kanë ardhur nga Komisioni Evropian.

Në këtë sistem do të mund të kenë qasje edhe qytetarët, për të parë gjobat e tyre.

Nga kjo Agjenci thonë se do të ketë një transparencë për punën që inspektorët e bëjnë në terren.

Inspektorët po vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të shikuar se a po respektohen masat anti-Covid dhe vetëm gjatë javës së fundit janë shqiptuar më shumë se 150 gjoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat