Policia jep detaje për shpërthimin që ndodhi dje në Fushë Kosovë

Kosova

Policia jep detaje për shpërthimin që ndodhi dje në Fushë Kosovë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:28
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimi i djeshëm në Fushë Kosovë ka ndodhur nga një garantë dore.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e këtij shpërthimi janë dëmtuar dy vetura, xhamat e një lokali dhe të një banese.

“Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një lokal dhe si pasojë, janë dëmtuar dy vetura, xhamat e një lokali tjetër dhe xhamat e një banese. Të gjitha njësitë relevante kanë dalë në terren dhe sipas tyre, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granatë dore.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Me urdhër të prokurorit rasti është inicuar si më lartë dhe është duke u hetuar nga njësitë përkatëse”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat