Vllahiu: Me moszbatimet e vendimeve të Kushtetueses atakohen të gjitha institucionet

Kosova

Vllahiu: Me moszbatimet e vendimeve të Kushtetueses atakohen të gjitha institucionet

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 23:05
Arbër Vllahiu

Opinionisti Arbër Vllahiu ka thënë se me moszbatimet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese atakohen të gjitha institucionet e vendit.

Ai ka theksuar se me deklaratën e lëshuar nga shtetet e QUINT-it, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sulmohen institucionet kushtetuese të Kosovës.

“Me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese atakohen direkt të gjitha institucionet kushtetuese të Kosovës, në këtë rast atakohet Qeveria e Kosovës.  Sikurse është kjo deklarata e shteteve të QUNIT-it, ky është atakim i drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese”.

“E para, Kosova konsiderohet si një vend i papërgjegjshëm në skenën ndërkombëtare. E dyta, si një shtet që nuk i respekton vendimet e institucioneve të veta kushtetuese dhe ligjore. E treta, sepse këto vendime bazohen mbi Kushtetutën e Kosovës”.

“Me moszbatimin e vendimeve, kemi filluar ta sfidojmë vetë Kushtetutën e Kosovës. Në këtë rast, vendimi i Gjykatës është i bazuar mbi shkronjën dhe frymën e Kushtetutës, nuk ka pasur mundësi të dalë jashtë saj. Nuk ka pasur mundësi që gjykata ta marrë një vendim që është në shpërputhje me Kushtetutën”.

“Këtu vjen deri te presioni i madh ndërkombëtar që të zbatohen të gjitha veprimet e organeve ligjore dhe kushtetuese. Duke e marrë parasysh këtë fakt, po kërkohet nga vendet e QUINT-it që  të lihen anash mospajtimet politike dhe të gjendet një zgjidhje për këtë çështje”.

“Pra, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim, vendimi është në duart e politikanëve, politika duhet ta shtyjë përpara zbatimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtuese,” ka thënë Vllahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat