Kukaj shpreson që do të organizohen më shumë aktivitete për personat me nevoja të veçanta

Kosova

Kukaj shpreson që do të organizohen më shumë aktivitete për personat me nevoja të veçanta

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:47
Faruk Kukaj

Faruk Kukaj, person me nevoja të veçanta tha se shpreson që do të organizohen më shumë aktivitete për personat me nevoja të veçanta.

Besojmë se duhet të shkojmë përpara, pasiqë edhe institucionet e kanë shpallë vendimin për vitin 2022 që të jetë vit i personave me aftësi të kufizuara, ku do të veprohet dhe do të zhvillohen shumë aktivitete gjatë vitit 2022”, u shpreh Kukaj.

Ai tha se e rëndësishme është që të merret një nismë e mbarë.

“Janë premtuar shumë aktivitete, si mirëqena në shëndetësi, punësim, edukim, arsim, kulturë e sport, në të gjitha sferat shoqërore”. E rëndësishme është që të merret një nismë e mbarë, e pastaj vit pas viti dhe të mos përfundoi vetëm me vitin 2022, por të jetë si standard i zhvillimit të vendin tonë”, u shpreh ai.

Tutje, Kukaj tha se shpreson që këto aktivitete të realizohen sa më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat