Policia jep detaje të reja për therjen me thikë në Prishtinë

Kosova

Policia jep detaje të reja për therjen me thikë në Prishtinë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është ther me thikë mbrëmë në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin.

“Raportohet se pas një mos marrëveshje ka ardhur deri te përleshja në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovar, ku njëri nga ta është therur me thikë. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas raportit thika e cila është përdorur në rast, është konfiskuar.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë liruar, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat