​157.828 persona të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Kosova

​157.828 persona të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Derisa Qeveria e Kosovës dje shtoi masat anti-COVID për shkak të rrezikut të rritjes së të infektuarve me COVID-19, numri i rasteve aktive në vend është 322.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se nga 1.748 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.828”,thuhet në njoftim.                           

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat