Fondacioni Freskia dhe Human Care, pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Kosova

Fondacioni Freskia dhe Human Care, pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:15
Pamje nga aktiviteti

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Fondacioni Freskia dhe Human Care realizuan kontrolla shëndetësore sistematike me qytetarët e rasteve sociale në Komunën e Prishtinës.

Kontrollat u realizuan tek personat me sëmundje kardiologjike, diabetike dhe kontrolla pediatrike tek fëmijët.

Gjithashtu këto familje përfituan edhe pako ushqimore dhe higjienike.

Për nder të kësaj dite, anëtarët e Fondacionit Freskia organizuan dhurimin vullnetar të gjakut pranë  Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat