Gashi betohet edhe për një mandat në krye të Obiliqit, asamblistët e VV-së e lëshojnë sallën

Kosova

Gashi betohet edhe për një mandat në krye të Obiliqit, asamblistët e VV-së e lëshojnë sallën

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:52
Xhafer Gashi betohet edhe për një mandat në krye të Obiliqit

Xhafer Gashi e ka vazhduar edhe për një mandat drejtimin e Komunës së Obiliqit.

Ai sot para qytetarëve të Obiliqit ka thënë se ata do të jenë kryefjala  e punës së tij.

“Dua të falënderoj qytetarët e Obiliqit për mbështetjen dhe kontributin e tyre në vizitonin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës”.

“Ne do të bëjmë një vazhdim të ri të përkushtimit të punës dhe angazhimit tonë të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”.

“Plani ynë është që qytetari të jetë kryefjala, bashkë me ata do të punojnë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Gashi.

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën derisa Gashi u betua për një mandat tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat