Ankohet Ferit Idrizi: Disa lagje në Vushtrri nuk kanë pasur 20 orë rrymë pandërprerë

Kosova

Ankohet Ferit Idrizi: Disa lagje në Vushtrri nuk kanë pasur 20 orë rrymë pandërprerë

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 17:52
Ferit Idrizi

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë që në disa lagje të komunës të cilën ai e udhëheq, në ditët e kaluara ka pasur mungesë rryme deri në 20 orë pandërprerë.

“Ditëve të fundit kemi pasur probleme. Vazhdimisht kam pranuar telefonata nga qytetarët dhe po ashtu i kam bërë thirrje drejtorisë së KEK-ut që sadopak të zbutet kjo krizë sepse disa nga lagjet e qytetit kanë pasur reduktime deri në 20 orë pa ndërprerë dhe vërtet ka qenë një situatë shumë e rëndë për vetë qytetarët”, ka thënë Idrizi për Info Magazine.

“Por ka qenë shumë e rëndë edhe për mua si kryetar komune pasi që mundësitë një kryetari të komunës dhe të një qeverie komunale në këtë drejtim janë shumë të vogla".

Megjithatë, ai tani thotë se gjenda duket të jetë përmirësuar, por ka kërkuar nga qeveria që t’i ndërmarrë masat e nevojshme që qytetarët të mos vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike.

“Tani po duket se këto ditët e fundit këto reduktime të gjata kanë filluar pak a shumë që të stabilizohen, por në këtë kohë që veç ka fillu të jetë ftohtë, kanë fillu edhe kërkesat për raste të ndryshme sociale për lëndë djegëse, do të ishte e domosdoshme që qeveria t’i ndërmarrë të gjitha rastet dhe qytetarët në gjithë Kosovën dhe në komunën e Vushtrrisë  të furnizohen me energji elektrike sepse nuk kanë kah me ia mbajtë”;.

“Kam shku në disa lagje të qytetit sepse kam pranu telefonata dhe kam dalë vetë në vendi ne ngjarjes, kanë qenë disa defekte të trafo-stacioneve dhe ato janë evitu por vërtet reduktimet kanë qenë shumë të gjata dhe shqetësime e qytetarëve kanë qenë shumë të mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat