Bekim Azizi u zgjodh me shumicë votash kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Kosova

Bekim Azizi u zgjodh me shumicë votash kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 18:57
Bekim Azizi

Bekim Azizi nga Partia Demokratike e Kosovës në Viti, (PDK) është zgjedhur sot kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë. Kjo pasi që ai ka marrë 14 vota pro.

Pas zgjedhjes së tij, kryesuesi, Bekim Azizi ndër tjerash tha se ai do të angazhohet që të bashkëpunoj me të gjitha subjektet politike për të mirën e gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë.

Ndërkaq kryetari i komunës, Sokol Haliti e urojë atë për postin e ri duke u zotuar për bashkëpunim. Ndërkaq ata shfrytëzuan rastin që të ju urojnë qytetarëve festat e fund vitit.

Gjithashtu në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal të Vitisë, janë bërë të ditur se Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) do ti këtë 7 anëtarë, përfshirë kryesuesin e Kuvendit.

LDK do të përfaqësohet në KPF me 3 anëtarë, LVV me 2 dhe PDK me 1 anëtarë. Kurse Komunitetit për Komunitete, do t’i këtë nga një anëtarë prej subjekteve politike AAK dhe PDK si dhe 3 përfaqësues të komuniteteve jo shumicë. Gjithashtu në këtë mbledhje betimin e dha edhe Ali Bajrami nga LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat