Dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Kosova

Dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:34
Ilustrim

Fluksi i mërgimtarëve, që po largohen nga Kosova pas festave të fundvitit, ka filluar të rritet sot gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Edhe këtë vit, sikurse viteve të tjera, mërgimtarët po vazhdojnë të presin gjatë në pikë-kalimet kufitare të Kosovës.

Në bazë të dhënave të përditësuara në orën 17:00 pritjet në kufij për të dal nga Kosova shkojnë deri në dy orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar kufitare është Dheu i Bardhë ku pritjet për të dalë nga Kosova janë dy orë, ndërsa në hyrje deri 20 minuta.

Pritje rreth një orëshe për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën e pikën kufitare në Muçibabë.

Në pikat tjera kufitare paraqitjet një gjendje e qetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat