Kryetari Haliti priti në takim mërgimtarët vitias

Kosova

Kryetari Haliti priti në takim mërgimtarët vitias

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:03
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mërgimtarët vitias të cilët e kanë uruar kryetarit Haliti, për mandatin e tretë qeverisë dhe vitin e ri 2022.

Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar edhe për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me mërgatën vitiase.

Deklarata e Halitit:

"Komuna që ai udhëheqë ka një bashkëpunim shumë të mirë me bashkatdhetarët të cilët në asnjë çast nuk e harrojnë vendlindjen dhe japin një kontribut shumë të çmuar për vendin duke potencuar se për këtë Vitia ju është shumë mirënjohës atyre".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat