Ish-zëvendësministri: Ministria e Mjedisit ka dhënë miliona euro për përditësimin e një libri për ujërat

Kosova

Ish-zëvendësministri: Ministria e Mjedisit ka dhënë miliona euro për përditësimin e një libri për ujërat

Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:13
Avni Zogiani

Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Avni Zogiani ka thënë se ka keqpërdorime të shumta si në këtë ministri ashtu edhe në institucione të tjera.

Zogiani ka thënë se ka raste ku ministria ka dhënë miliona euro për përditësimin e një libri që kishte të bënte me të dhënat për ujërat.

“Mendoj që këtu s’ka fillu asgjë hale. Aq shumë ka. Përgjithësisht por edhe brenda ministrisë. Ka raste kur vetëm përditësimi i një libri për të dhëna ambientale është paguar disa miliona euro. P.sh një libër që i merr të dhënat për ujërat është paguar miliona euro.

Janë kompani kështu që i marrin dhe thjeshtë janë nda këto dhe në atë mënyrë që po dihet, sepse të gjithë janë milioner. Brenda sistemit ka edhe njerëz shumë të ndershëm dhe ekspert por pikërisht ata nuk kanë pasur ndonjë rol”, ka thënë Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat