​Edhe 10 shtëpi për familjet në nevojë në Podujevë

Kosova

​Edhe 10 shtëpi për familjet në nevojë në Podujevë

Më: 10 janar 2022 Në ora: 12:39
Shpejtim Bulliqi dhe Halil Kastrati

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me humanistin Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive të reja për familjet në nevojë.

Komuna e Podujevës sipas një komunikate, do të participojë me nga 5000 euro për secilën shtëpi, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Kryetari Bulliqi falënderoi hoxhën e nderuar për ndihmën e vazhdushme në komunën e Podujevës, gjithashtu falënderoi edhe gjithë donatorët të cilët po mundësojnë realizimin e këtij projekti.

“Bashkë do të vazhdojmë të punojmë dhe të realizojmë projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë” tha kryetari Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat