Rritet numri i pacientëve me COVID-19, të shtrirë në spitalet e Kosovës

Kosova

Rritet numri i pacientëve me COVID-19, të shtrirë në spitalet e Kosovës

Më: 15 janar 2022 Në ora: 11:52
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet COVID dhe QKUK janë të shtrirë 43 pacientë me koronavirus.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se me oksigjeno-terapi janë 35 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është i shtrirë një pacient.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: Të spitalizuar 43 pacientë të konfirmuar me Covid-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë janë 43 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28   të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 35 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është I  shtrirë një pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 13  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1  pacient

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 8 pacientë

Spitali i Prizrenit,6 pacientë ‘

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 5  pacientë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat