​Shqiptohen 353 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Kosova

​Shqiptohen 353 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Përkundër rritjes së rasteve pozitive me COVID-19, qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm gjatë së hënës Policia e Kosovës shqiptoi gjoba për 353 qytetarë të cilët nuk i respektuan masat antiCOVID-19.

Ndërkohë vazhdojnë të jenë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Aktualisht në vend janë 5 mijë e 118 raste aktive me koronavirus. Më së shumti raste aktive me COVID-19 janë në Komunën e Prishtinës.

Në kryeqytet janë 2 mijë e 232 raste aktive, ndërsa në Mitrovicë janë 436 raste.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në vend 728 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat