Ibrahimi: Me tarifën e re çmimi i energjisë elektrike pritet të jetë trefish më i shtrenjtë

Kosova

Ibrahimi: Me tarifën e re çmimi i energjisë elektrike pritet të jetë trefish më i shtrenjtë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Një analizë për tarifën me rritje të energjisë elektrike është bërë sonte direkt gjatë edicionit të sotëm në Rubikon.

Panelisti prezent Ilir Ibrahimi, në analizën e tij të dhënë, ka sqaruar se me ndryshimet e reja të propozuara nga qeveria për energjinë elektrike, do të duhet të paguajnë trefish më shtrenjtë.

Kështu të paktën bëhet përllogaritja për 2.000 kWh, sipas një dokumenti të publikuar nga ZRrE.

”Nëse e merr te 1.000 kWh e kanë ndalë. Deri te 1.000 kWh, dyfishohet fatura, kur shkon në 2.000 kWh trefishohet fatura, apo katërfishohet, sepse ka shkuar nga 6 cent në 21 cent”.

”Do të thotë mbi 600kWh ti ke me pagu 3 herë e gjysmë më shtrenjtë. Ai që i shkon në 2.000kWh, nëse faturën e ka pasë 100, ka me i ardhë 300”, tha Ibrahimi.

Potencialisht thotë se ai që ka paguar 100 euro do të paguajë tashmë 162 euro më tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat