Ahmeti: Ora policore, masë jologjike dhe e padëshmuar se funksionon

Kosova

Ahmeti: Ora policore, masë jologjike dhe e padëshmuar se funksionon

Më: 23 janar 2022 Në ora: 18:06
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë vaksina është ajo e cila është duke funksionuar në uljen e vdekjeve dhe hospitalizimeve por jo edhe ora policore. ai këtë të fundit e quajti si masë të palogjikshme pasi sipas tij nuk është duke dëshmuar se po funksionon.

“3,000 raste të reja, një viktimë dhe përqindje e ulët e hospitalizimeve.

1. Vaksina po funksionon sepse numri i hospitalizimeve dhe vdekjeve është shumë i ulët si përqindje

2. Masat e shtrënguara posaçërisht ora policore janë masa jologjike të padëshmuara që funksionojnë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sipas tij mbi reagimet për nga shëndeti fizik nuk bëjnë dëm, por kanë kosto ekonomike e psikologjike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat