Investim 5 milionësh në rrjetin elektrik në Skenderaj

Kosova

Investim 5 milionësh në rrjetin elektrik në Skenderaj

Më: 25 janar 2022 Në ora: 13:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës Fadil Nura ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it Alpin Dogan dhe bashkëpunëtorët e tij në Kosovë.

Qëllimi i takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit i filluar vite më parë, me qëllimin që qytetarët të kenë shërbime cilësore të furnizimit me energji elektrike dhe mirëmbajtje sa më të mirë të rrjetit.

Kryetari Nura dhe Dogan u dakorduan që ta vazhdojnë bashkëpunimin duke trajtuar me prioritet lagjet dhe fshatrat në të cilat ka nevojë të investohen në rrjet siç është fshati Lubavec si dhe lagjet e fshatra të tjera të cilat janë të planifikuara për investime nga KEDS.

Përfaqësuesit e KEDS-it bënë të ditur që në Skenderaj do të investohen 5 milion Euro në rrjetin elektrik për të përmirësuar dhe modernizuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat