Rreth 17 mijë persona të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës, mbi 44 mijë me atë përforcuese

Kosova

Rreth 17 mijë persona të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës, mbi 44 mijë me atë përforcuese

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:29
Ilustrim

16 mijë e 991 persona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës Anti-COVID në Kosovë derisa 44 mijë e 143 me dozën përforcuese.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se deri tani me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 802 mijë e 301 persona.

Me një dozë të vaksinës janë të vaksinuar 890 mijë e 840 persona.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës. Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat