Çairi dhe Ferizaji me projekt të përbashkët, panele fotovoltaike në 6 shkolla dhe 2 çerdhe

Kosova

Çairi dhe Ferizaji me projekt të përbashkët, panele fotovoltaike në 6 shkolla dhe 2 çerdhe

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:50
Pamje nga takimi

Çairi dhe Ferizaji sot hapën një kapitull të ri historik të bashkëpunimit.  Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Komunës së Ferizajit, Agim Aliun shënuan fillimin e implementimit të projektit EkoKid, pjesë e Programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut, IPA fondet e Bashkimit Evropian.

Kështu Çairi dhe Ferizaji përforcojnë mekanizmat ndërkufitar për të implementuar strategjitë e BE-së për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Projekti përfshin vendosjen e paneleve fotovoltaike si dhe zëvendësimin e poçeve të vjetra me poçe efeciente në 3 shkolla fillore komunale të Çairit dhe një kopsht për fëmijë: “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Liria” dhe Çerdhja “Borëbardha”.

Me këto panele solare shkurtohen harxhimet, sepse në nivel vjetor pritet të prodhohen afërsisht 160.000 kWh energji elekrike.

“Implementimi i këtij projekti gjithsesi se do të kontribuojë në promovimin e marrëdhënieve të mira ndërkufitare, integrim në BE  si dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në të dyja komunat”, ka delaruar pas takimit Ganiu.

Ndërkohë edhe në Ferizaj panele fotovoltaike do të vendosen në 3 shkolla dhe 1 çerdhe.  Njëra nga këto shkolla është “Gjon Serreçi” të cilën e vizitoi kryetari i Çairit, Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Ferizajit, Agim Aliun dhe ku hasën në një mikpritje tejet të ngrohtë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat