Manxhuka: Nga opozita, pothuajse askush nuk ishte në seancën për pandeminë

Kosova

Manxhuka: Nga opozita, pothuajse askush nuk ishte në seancën për pandeminë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:05
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se deputetët e opozitës nuk ishin në sallën e Kuvendit, edhe pse kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme.

“PDK, LDK e AAK kanë thirrur debat për gjendjen me pandeminë.

Teksa ende po mbahet kjo seancë e thirrur nga këta opozitarë, pothuajse askush nga ta nuk është në sallë”.

“Kaq për sinqeritetin dhe seriozitetin e thirrjes së kësaj seance. Kaq ka interesim për ta për këtë temë”, ka shkruar Manxhuka në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat