Vdes një grua në Lipjan, hetuesit policorë janë në QMF - flasin familjarët

Kosova

Vdes një grua në Lipjan, hetuesit policorë janë në QMF - flasin familjarët

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Po raportohet se një grua ka ndërruar jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Media është në vendin e ngjarjes dhe hetuesit policor tashmë janë në këtë QMF.

Së pari këtë e bëri të ditur asambleisti i VV-së në Lipjan, Alban Salihu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili tha se personit në fjalë për më shumë se 1 orë nuk i është ofruar ndihmë mjekësore.

“Posa u njoftuam se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka vdekur një person nga sulmi në zemër, i cili kishte pritur mbi 1 orë pa iu ofruar ndihmë e pa u trajtuar, sepse nuk ishte asnjë mjek, kurse pajisjet nuk punonin as në ambulantë e as në emergjencë”, ka shkruar ai.

Salihu është shprehur se informatën e ka marrë nga një i afërt i gruas së vdekur.

Media ka kontaktuar edhe me familjarët e të vdekurës dhe ata janë shprehur se nuk kanë ndonjë vërejtje sa i përket trajnimit që ka marrë pacienti dhe se kjo ka qenë vdekje e natyrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat