Komuna e Rahovecit vazhdon me mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave

Kosova

Komuna e Rahovecit vazhdon me mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 12:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike përmes operatorëve ekonomik, po vazhdon me mirëmbajtjen e hapësirave publike duke eliminuar të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave.

Për mirëmbajtjen e hapësirave publike, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi është shprehur se në jemi duke vazhduar me mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke eliminuar të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave.

“Apeloj tek të gjithë që mos të hudhin mbeturina vend e pa vend, pasi që hudhja e mbeturinave në vende ku është e ndaluar, do të gjobiten nga institucionet komunale dhe policia e Kosovës.

Komuna e Rahovecit synon të jetë komunë ekologjike”, ka thënë drejtori Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat