8 fëmijë dhe 15 gra shtatzëna me Covid-19 të shtrira në QKUK

Kosova

8 fëmijë dhe 15 gra shtatzëna me Covid-19 të shtrira në QKUK

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot 215 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitale rajonale.

Sipas SHSKUK’së, në mesin e pacientëve janë edhe 8 fëmijë dhe 15 gra shtatzëna.

Ndërsa, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 75 pacientë.

17 pacientë janë të shtrirë në Mjekimin Intensiv.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor nga Covid-19  janë 216 pacientë. 149 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 17 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.

Kujtojmë që gjatë këtij viti është rritur numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19.

Kësisoj është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë në QKUK e spitale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat