Zhbllokohen llogaritë e kompanisë “Pastrimi”, nga nesër vazhdon punën

Kosova

Zhbllokohen llogaritë e kompanisë “Pastrimi”, nga nesër vazhdon punën

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 17:24
Abdullah Haxhiu

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e  Mbeturinave, Abdullah Haxhiu, ka mbajtur një konferencë për medie pas vendimit të përmbaruesit ku u janë bllokuar llogaritë kompanisë “Pastrimi”, si shkak i borxheve të shumta.

Totali i borxhit është 699 mijë e 274, dhe 237 mije e 395 është pjesa nga marrëveshja që nuk e kanë përmbush.

“Gjatë ditës së sotme janë liruar llogaritë e kompanisë dhe se ata mund të vazhdojnë procesimin dhe punën. Kushti jonë ka qenë se që sot me fillu shërbimin. Në rast se nuk e kanë filluar shërbimin e gjithë kjo ujdi marrëveshje nuk mund të realizohet”, u shpreh Haxhiu.

Në një konferencë për medie, Haxhiu ka thënë se kjo kompani vazhdimisht nuk i është përmbajtur marrëveshjeve lidhur me obligimet e pagesave.

“Vite më herët kemi dituar një proces gjyqësor 1 milion e 400 mijë euro. Kemi pas takime kemi dergu shkresa në vazhdimsi që nga muaji korrik e tutje shikoni sepse duhet me u marr obligime ligjore me shku te përmbaruesi”, tha ai.

Ai tha se kanë ftuar një takim nesër në mëngjes bordin e kompanisë “Pastrimi” që të bëjnë propozimin e t’i dërgojnë 50 mijë në llogari.

“Sipas propozimit të tyre momentin e zhbllokimit të gjirollogarisë t’i dërgojnë 50 mijë euro në llogari. Ky borxh që është nuk po i kërkojmë në tërësi po të paktën marrëveshjes që është nënshkruar t’i përmbahen ndërmjet kompanisë dhe KMDK-së”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat