6 fëmijë dhe 11 gra shtatzëna të hospitalizuar në QKUK për shkak të Koronavirusit

Kosova

6 fëmijë dhe 11 gra shtatzëna të hospitalizuar në QKUK për shkak të Koronavirusit

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 172 pacientë për shkak të COVID-19.

Në mesin e të infektuarve janë edhe 6 fëmijë të cilët janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.

Po ashtu të hospitalizuara janë edhe 11 gra shtatzëna.

Për shkak të COVID-19, 9 pacientë janë të shtrirë në Mjekimin Intensiv, ndërsa 127 janë me oksigjeno-terapi.

“Bazuar në raportet e datës 13 shkurt 2022 të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 172 pacientë po trajtohen nga Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 127 pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat