Juristja tregon për ankesat më të shpeshta të të burgosurve dhe të paraburgosurve

Kosova

Juristja tregon për ankesat më të shpeshta të të burgosurve dhe të paraburgosurve

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:08
Fatmire Haliti

Fatmire Haliti, juriste në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin ka treguar për ankesat që kanë më së shumti të burgosurit dhe të paraburgosurit në burgjet e Kosovës.

Ajo ka thënë se ankesat e të paraburgosurve dhe të burgosurve ndryshojnë.

“ShKK-ja ka disa institucione të ndryshme siç janë ato korrektuese për ata që e marrin një dënim nga Gjykata. Kemi edhe qendrat e paraburgimit ku të burgosurit janë ende me status të paraburgosurit sepse gjykata ende nuk ka vendosur rreth vendimit për lirimin apo dënimin e tyre. Varësisht në cilin institucion janë të burgosurit edhe ankesat ndryshojnë”, ka thënë ajo.

Për të paraburgosurit ajo tha se ka më së shumti ankesa për regjimin e izoluar.

“Zakonisht ankesat nga të paraburgosurit janë për zgjatjen e paraburgimit, regjimin e izoluar, sepse në paraburgim ka raste që kanë ndodhur që mbahen me vite, dhe përveç dy orëve shëtitjeve që kanë , nuk kanë asnjë aktivitet tjetër, pra 22 orë janë të izoluar”, deklaroi ajo.

Ajo ka treguar edhe për ankesat e të burgosurve.

“Sa i përket të dënuarve ndryshojnë edhe ankesat e tyre. U përkasin benificioneve të drejtave, realizimit të tyre, angazhimit në punë e të tjera”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat