​KQZ kërkon përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga ACEEEO, në të kundërtën paralajmëron se do të tërhiqet vet

Kosova

​KQZ kërkon përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga ACEEEO, në të kundërtën paralajmëron se do të tërhiqet vet

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:58
Pamje nga takimi

Me nëntë vota për Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të njoftohet Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO) për votimin që institucionet zgjedhore të Rusisë dhe Bjellorusisë të përjashtohen nga të qenit anëtarë të këtij asociacioni.

KQZ në të njëjtën kohë nuk njoftuar për të marrë pjesë në votimin për përjashtimin e këtyre dy vendeve nga ACEEEO. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se në shkresën e sotme është kërkuar nga ky asociacion që të votohet për suspendim e jo për përjashtim. Po ashtu, gjatë mbledhjes së KQZ-së, ai ka thënë se Polonia dhe Sllovenia janë tërhequr nga ACEEEO. Ai ka kërkuar që të veprojnë njëjtë si këto dy shtete.

Me nëntë vota pro, anëtarët vendosën që t’i drejtohen ACEEEO-s me një letër duke i bërë me dije se nëse nuk përjashtohen Rusia dhe Bjellorusia, Kosova do të tërhiqet nga ky asociacion.

Kreshnik Radoniqi tha se nuk janë njoftuar për votimin që është bërë për përjashtimin e KQZ-së së Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhor Evropian, ku shumica e anëtarëve nuk kanë përkrahur një gjë të tillë.

Radoniqi:ACEEEO kërkon nga të gjithë anëtarët që të votohet në lidhje me suspendimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga kjo shoqatë
 

“Andaj, ACEEEO kërkon nga të gjithë anëtarët që të votohet në lidhje me suspendimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga kjo shoqatë. Për shkak se siç theksohet është e padrejtë që t’i ndëshkojmë miliona qytetarë të Rusisë dhe Bjellorusisë, duke i përjashtuar, por tani kërkojnë votën për suspendimin. Është pak konfuze shkresa, sepse më herët thotë që na duhet të votojmë a duhet të jetë përjashtim apo duhet të jetë suspendim, ndërkohë që kërkohet vota për suspendim. Po ashtu në një e-mail që ma kanë dërguar sot në mëngjes thotë se votimi është për suspendimin nga kjo shoqatë”, ka njoftuar ai.

Radoniqi tha se gjatë ditës së sotme ka pranuar dy shkresa nga Polonia e Sllovenia, të cilat kanë njoftuar se janë tërhequr nga ky asociacion.

Radoniqi: Sot kam pranuar dy shkresa nga Sllovenia e Polonia

“Në ndërkohë sot kam pranuar dy shkresa, njëra është nga Komisioni Qendror Shtetëror i Sllovenisë, të cilët deklarojnë se meqë vota e tyre për përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nuk ka kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të ACEEEO-së, atëherë nga data e sotme këta janë tërhequr. Sllovenia është tërhequr nga asociacioni. Të njëjtën shkresë e ka dërguar edhe Komisioni Zgjedhor Nacional i Republikës së Polonisë, të cilët po ashtu mos të them të njëjtë-identike por me përmbajtje të njëjtë, do të tërhiqen për shkak se asambleja e përgjithshme nuk ka përjashtuar Rusinë dhe Bjellorusisë nga asociacioni”, është shprehur ai.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ka kërkuar që të dërgohet një vërejtje për ACEEEO-n, meqë nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë e tillë për votim. Ai është pajtuar për tërheqjen nga ky asociacion.

Kurteshi: Duhet t’i dërgojmë një letër asociacionit me vërejtje

“Unë mendoj se ne duhet t’ia dërgojmë një letër këtij asociacioni, me vërejtjen se neve me gjasë nuk ka dështuar për shkak tonin. Por neve nëse nuk na ka ardhur asnjë kërkesë, asnjë letër për votim në lidhje me këtë çështje, qoftë për përjashtim apo suspendimin, kjo duhet t’i dërgohet sekretariatit si vërejtje. Nuk ka arsyeje që neve me na mbajt në çfarëdo mënyrë si fajtor për diçka për të cilën ne nuk kemi pasur mundësi për të reaguar”, ka kërkuar ai.

Por, kryesuesi i KQZ-së ka kërkuar që të veprohet njëjtë si Polonia e Sllovenia.

Radoniqi: Neve nuk na mbetet vetëm se të tërhiqemi edhe ne nga ky asociacion

“Neve nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm se tërhiqemi edhe ne nga asociacioni. Kot i shkruajmë që pse nuk na keni dërguar shkresën për të votuar, kur veç ajo është e tejkaluar. Unë po mendoj që ndoshta të dorëhiqemi edhe ne si Polonia dhe Sllovenia, është mesazh i mjaftueshëm për ACEEEO, për veprimet që nuk e kanë përjashtu Rusinë dhe Bjellorusinë... Do ta japim një afat që nëse ne themi që vota jonë është për përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë, në të kundërtën tërhiqemi nga asociacioni”, ka deklaruar Radoniqi.

Edhe anëtari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sami Hamiti është pajtuar që KQZ duhet të tërhiqet nga ky asociacion.

Hamiti: Duhet të veprojmë si ka vepruar Sllovenia dhe Polonia

“Në këto rrethana, unë mendoj që të veprojmë si kanë vepruar edhe Komisioni Qendror i Sllovenisë dhe i Polonisë, për përjashtim... Unë jam që të votohet për përjashtim”, tha ai.

Me nëntë vota për Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të njoftohet Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO) për votimin që institucionet zgjedhore të Rusisë dhe Bjellorusisë të përjashtohen nga të qenit anëtarë të këtij asociacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat